Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka dhënë ultimatum përfaqësuesve të Listës Serbe që deri më 31 dhjetor ta kthejnë në Qeverinë e Kosovës ministrin Lubomir Mariq dhe njëkohësisht ta heqin nga detyra të sapoemëruarën, Mirjana Jetviq.
Vuçiq ua ka ngrehur “veshët” deputetëve serbë të Kosovës për prishje të interesave të serbëve, shkruan sot, gazeta “Zeri”.
Pas përçarjes së fundit të Listës Serbe, ku nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal u shkarkua Lubomir Mariq, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka thirrur në një takim urgjent përfaqësuesit e këtij subjekti politik.
Në këtë takim, që u mbajt në Beograd, Vuçiq u ka dhënë ultimatum, përfaqësuesve serbë të Kosovës që deri më 31 dhjetor, ta tërheqin vendimin dhe ta kthejnë në Qeverinë e Kosovës, ministrin Mariq dhe njëkohësisht ta heqin nga detyra të sapoemëruarën Mirjana Jetviq.
Por, një ultimatum i tillë i ka rënë në “vesh” kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës. Ky i fundit ka thënë se po të ishte Maqriq ministër shqiptar, shumë kohë më parë do të ishte larguar nga detyra.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare, vlerësojnë se Serbia është ajo, e cila i emëron ministrat serbë në Kosovë dhe synon të vendosë në emër të saj.
Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se Lista Serbe gjithmonë ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë dhe se “përçarja” e fundit e tyre, duhet të shërbejë për të mos i përfaqësuar më interesat e Beogradit. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama