LAJMI I FUNDIT:

Fader dhe YouTube sjellin filmin dokumentar për karrierën e Dua Lipës (Video)

Fader dhe YouTube sjellin filmin dokumentar për karrierën e Dua Lipës (Video)

Dua Lipa ka shkëlqyer këtë vit dhe padyshim se është një ndër këngëtarët më të përfolura shqiptare në industrinë e muzikës botërore.

Përveç turneve anembanë botës duke përfshirë edhe koncertin në Kosovë, këngëtarja është duke u përgatitur për publikimin e albumit shumëpritur debutues, i cili do të jetë në duart e fansave më dhjetë shkurt të vitit të ardhshëm.

Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Dua Lipës
Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Dua Lipës

Tani, këngëtarja ka bashkëpunuar me “Fader” dhe YouTube për xhirimin e një dokumentari të ri të quajtur “See In Blue”, i cili shfaq rrugëtimin dhe peripecitë e këngëtares deri në arritjen e famës botërore, transmeton Telegrafi.


Klipi 9-minutësh zbulon se si prishtinasja është ndikuar prej krijimtarisë së Christina Aguileras, Stereophonics dhe Robbie Williams dhe shumë artistë të tjerë.

“Nuk ka pushim për të pabesët. Ëndrrat bëhet realitet “, thotë Dua ndër të tjerash në dokumentar, ku shtoi se ky është vetëm fillimi. /Telegrafi/