LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian e Kanye West nuk do të ndahen! (Foto)

Kim Kardashian e Kanye West nuk do të ndahen! (Foto)
NEW YORK, NY - JUNE 01: TV Personality Kim Kardashian and rapper Kanye West attend the 2015 CFDA Fashion Awards at Alice Tully Hall at Lincoln Center on June 1, 2015 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur të luftojnë për martesën e tyre për hir të fëmijëve.

Siç raporton “DailyMail”, çifti i famshëm botëror pas shumë raportimeve për ndarje ka vendosur të provojë të mbajë lidhjen bashkë për hir të fëmijëve North dhe Saint.

Lajmi për ndarje të mundshme të çiftit të njohur rrodhi pasi u raportua se Kardashian 36-vjeçare nuk donte të vazhdonte lidhjen me reperin 39-vjeçar që pati probleme psikike kohë më parë dhe ishte hospitalizuar.


“Ata janë më mirë. Ishte e qartë se pati diçka mes tyre kur Kanye nuk ishte mirë, por tani janë duke përparuar”, ka thënë burimi i gazetës.

“Kim është shumë e dashuruar në të dhe familja e do atë po ashtu. Ajo i ka dhënë edhe një rast të dytë”.

Kim dhe Kanye West.