LAJMI I FUNDIT:

San Antonio tërheq fanellën me nr. 21 të mbajtur nga Duncan (Foto/Video)

San Antonio tërheq fanellën me nr. 21 të mbajtur nga Duncan (Foto/Video)

Mbrëmja e radhës e NBA ishte e gjitha për San Antonio Spurs. Skuadra teksane triumfoi në sfidën ndaj New Orleans Pelicans në “AT&T Center” me rezultatin 113-100, në një përballje të ndjekur edhe nga legjenda e kësaj skuadre, Tim Duncan.

San Antonio ishte padrone në fushën e lojës, duke mos e vënë në dyshim në asnjë moment këtë fitore, që ishte e 21-ta sezonale. Në përfundim të sfidës, ishte pikërisht Duncan ai që u bë protagonist, pasi për të u bë nderi më i madh për një basketbollist të NBA.


Tërhiqet fanella e Tim Duncan

Nëpërmjet një ceremonie, San Antonio tërhoqi përfundimisht fanellën me nr. 21 të mbajtur nga Duncan gjatë gjithë karrierës së tij me skuadrën e Spurs. Ishte një ceremoni emocionuese, ku ish-shokët e skuadrës e ish-trajneri i Duncan treguan se përse ky lojtar ishte kaq i rëndësishëm për Spurs në 19 vitet e karrierës së tij.

“Duncan i bën më të mirë të gjithë ata që e rrethojnë, ky është përkufizimi i vërtetë për një superstar”, deklaroi Tony Parker, ndërsa Manu Ginobili theksoi se Duncan i interesonte që skuadra të fitonte, por ata që kishin më shumë rëndësi për të ishin shokët e skuadrës.

Por, ai që bëri fjalimin më prekës ishte Gregg Popovich, i cili e përkufizoi Tim Duncan më shumë se një lojtar basketbolli. Për trajnerin e Spurs, ai ishte një shpirt binjak. Fjalën e fundit e pati vetë Duncan, edhe pse për të ishte e vështirë të gjente fjalët. Fjalimi i tij zgjati vetëm katër minuta, por ai nuk harroi të shfaqë mirënjohjen e tij.

Pensionohet Tim Duncan
Lexo po ashtu Pensionohet Tim Duncan

“Kam mësuar unë më shumë nga shokët e skuadrës sesa ata nga unë”, tha Duncan në fjalën e tij, përpara se të shihte fanellën me nr.21 dhe emrin e tij të rreshtohej përkrah legjendave të tjera të San Antonio Spurs. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori