Me siguri gjatë sezonit të festave të kap paniku që mund të shtosh peshë? Por nuk është problem aq shqetësues nëse do të tregohesh pak më e vëmendshme me ushqimet dhe sidomos me ato që të shtojnë yndyrën në bark.
Ekziston një dietë, e cila mund të të ndihmojë të mos shtosh më shumë kile gjatë këtyre ditëve.
Ka disa ushqime, të cilat duhet shmangur me çdo kusht, sepse janë kryesore për të shtuar sidomos yndyrën në bark.
Këto ushqime kanë tendencë që të nxjerrin në pah sidomos ato pjesë trupi që marrin lehtësisht kile, siç është edhe barku.
Më poshtë është një listë, e cila të rekomandon ushqimet që duhet të shmangësh gjatë sezonit festiv.
Qëndro larg nga patatet e skuqura, pijet me gaz, ushqimet e bardha (me karbohidrate të përpunuara), të skuqurat, si dhe lëngjet e frutave.
Me siguri po mendon se si mund t’i kesh ngrënë vetëm dje të gjitha këto ushqime. Por, kjo është edhe arsyeja pse e ke gjithmonë stomakun të rënduar.
Në përgjithësi patatet e skuqura janë shumë të këqija për yndyrën, sepse kanë sasi të lartë vaji dhe kripe që rri e gjitha në stomak.
Po kështu edhe pijet me gaz apo lëngjet e ndryshme të frutave, për shkak sasisë së lartë të sheqerit që përmbajnë – që, siç dihet, kthehet në yndyrë.
Të njëjtin efekt kanë edhe karbohidratet e përpunuara që gjendjen në ushqime të tilla si buka e bardhë, biskotat e bardha dhe drithërat me sheqer.
Të gjitha këto ushqime të japin pikërisht ato kile që nuk do të doje t’i shtoje gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak