LAJMI I FUNDIT:

Për 3 vjet, komunat nuk kanë realizuar as 40 % të premtimeve

Për 3 vjet, komunat nuk kanë realizuar as 40 % të premtimeve

Për tri vjet të qeverisjes, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur vetëm 39 për qind të premtimeve që i kanë dhënë para zgjedhjeve. Në kohën kur ka mbetur vetëm edhe një vit deri në zgjedhje, monitoruesit e komunave raportojnë për nota të dobëta qeverisëse.

Sipas Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, vetëm Vitia dhe Obiliqi kanë kaluar gjysmën e premtimeve, të tjerat kanë ngelur nën 50 për qind. Dragashi ka mbetur i fundit me 15 për qind të premtimeve të realizuara

Në tri vitet e para të mandatit të tyre qeverisës, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur mesatarisht 39 për qind të premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2013. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e komunave shprehen të kënaqur me punët që janë kryer deri më tani, duke thënë se janë përmbushur shumica e premtimeve.


Në bazë të platformës monitoruese të Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, premtimet më së shumti janë përmbushur në këto komuna: Viti 53%, Obiliq 50%, Shtime 47% dhe në Gjakovë, Podujevë e Malishevë me nga 46%.

Në anën tjetër, premtimet më së paku janë përmbushur në këto komuna: Dragash 15%, Kamenicë 30%, Deçan 31%, Fushë Kosovë, Lipjan e Junik me nga 33 %. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori