LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Propozojmë qeveri teknike

Kasami: Propozojmë qeveri teknike

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka vlerësuar se zgjidhje kalimtare më e mirë në situatën pas zgjedhjeve është formimi i koalicionit të gjërë qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëndrimin e tij e ka përcjellur sot në takimin me ambasadorin norvegjez Arne Bjornstad Sanes dhe të njëjtën gjë e ka thënë edhe për agjencinë Anadolia.

“Unë besoj se këto zgjedhje duhet të jetë vetëm urë kalimi nga situata e rëndë në të cilën ishte Maqedonia , si në aspektin ekonomik dhe në përgjegjësinë e shoqërisë këtu në Maqedoni. Pra, pasi të gjitha këto kombinime dhe dështime me të cilat përballet Maqedonia dhe qytetarët e saj, unë mendoj se duhet të rishikohet seriozisht oferta e Lëvizjes BESA që pas këtyre zgjedhjeve të formohet një qeveri teknike, një qeveri që do të ketë mandat për ta kthyer Maqedoninë në gjendje normale, qeveri që do të ketë detyra të caktuara, që do të ketë detyrë për të përgatitur vendin për zgjedhje të reja”, tha Kasami.


Kasami tha se partia, Lëvizja BESA, është dëmtuar në dy Njësi zgjedhore për shkak të parregullsive. /Telegrafi/ /Telegrafi/