LAJMI I FUNDIT:

Baily: Nuk kam ndërhyrë në punët e KSHZ-së në Maqedoni

Baily: Nuk kam ndërhyrë në punët e KSHZ-së në Maqedoni

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily reagon ndaj shkrimeve në disa media proqeveritare në vend, të cilat e akuzojnë për përzierje në punët e KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Me shqetësim vërejmë këtë raportim të pasaktë, që thotë se ambasadori amerikan përzihet në punë te Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Kjo nuk është kohë për publikim të lajmeve të rejshme ose komploteve. Ambasadori i SHBA-ve nuk është takuar me përfaqësues të KSHZ-së, nuk e ka vizituar Komisionin Shtetëor Zgjedhor, e as që ka ndërhyrë te ndonjëri nga anëtarët e KSHZ-së. SHBA-të i përkrahin të drejtat e qytetarëve të republikës së Maqedonisë në një proces demokratik që është i hapur, transparent dhe i përgjegjshëm. Kjo përfshinë edhe kontroll të ankesave dhe parashtresave, në pajtim me ligjet maqedonase”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./Telegrafi/