LAJMI I FUNDIT:

Gjatë ceremonisë së diplomimit, studenteve u ndalohet të vishen si Kim Kardashiani (Foto)

Gjatë ceremonisë së diplomimit, studenteve u ndalohet të vishen si Kim Kardashiani (Foto)

Në Queen’s University Belfast që ndodhet në pjesën veriore të Irlandës, së shpejti do të organizohet ceremonia e diplomimit.

Me këtë rast, në ueb-faqen e Universitetit, krahas njoftimit është edhe një shënim ku u kërkohet studenteve që të mos veshin një numër të caktuar të gjërave, transmeton Telegrafi. Fundet e shkurtra, dekolteja e hapur, çizmet e gjata dhe stolitë e shumta, janë të ndaluara të përdoren gjatë kësaj ceremonie. Por, aty bie në sy edhe një krahasim, që nuk është parë më herët në njoftime të tilla.

Aktorja Grace Kelly, ikonë e stilit dhe elegancë
Aktorja Grace Kelly, ikonë e stilit dhe elegancë

“Fustanet e shkurtër dhe gjoksi përjashta, janë plotësisht të ndaluara. Provoni të dukeni si Grace Kelly, e jo si Kim Kardashian”, shkruan në njoftim.


Por, kjo nuk është parë me sy të mirë nga studentet, të cilat kanë thënë se do të zbatojnë rregullat, ndërsa nuk duan të krahasohen me yllin amerikan.

Kim Kardashian njihet për veshje ekstravagante, që ekspozon linjat e saj bombastike
Kim Kardashian njihet për veshje ekstravagante, që ekspozon linjat e saj bombastike

“Nuk do të shkoj me veshje të ekzagjeruar dhe di të dallojë rrobat e mbrëmjeve me ato që përshtaten me ambientet shkollore”, ka qenë një nga ankesat lidhur me rastin.

Pas reagimeve të shumta, njoftimi është hequr nga ueb-faqja. /Telegrafi/