LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon me fitore në San Siro, i falet golave të ‘Epic Brozos’ (Video)

Interi vazhdon me fitore në San Siro, i falet golave të ‘Epic Brozos’ (Video)

Interi ka fituar ndaj Genoas me rezultat 2-0. 

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka vazhduar serinë e fitoreve në shtëpi, pasi kjo ndaj Genoas është e katërta radhazi në San Siro.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë sa i përket rasteve të krijuara për gol me dy skuadrat që u treguar të rrezikshme disa herë.


Megjithatë, ishin vendasit e Interit që gjetën të parët golin dhe kaluan në epërsi me anë të Marcelo Brozovic, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 38-të të takimit pas asistimit të Joao Marios dhe me rezultat 1-0 skuadrat shkuan në pushim.

brozovic
Momenti i goditjes tek goli i parë i Brozovic

Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë, por me skuadrën nerazzure më të mirë për një nuancë, pasi dëshironte me çdo kusht fitoret për tu ngritur në renditjen tabelore.

Pas disa rasteve nga dy skuadrat, ishte përsëri mesfushori kroat ai i cili u përkujdes për të dyfishuar epërsinë e Interit.

Goli i 2-0 nga Brozovic erdhi në minutën e 69-të, por edhe kësaj radhe gjysmën e punës e kreu mesfushori portugez, Joao Mario, i cili në fund dha një asistim të mirë.

brozo
Festa e ‘Epic Brozo’ pas golit të dytë

Deri në fund të takimit, Genoa u mundua të gjej ndonjë gol për të ngushtuar epërsinë, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Inter e sheh vetën në pozitën e tetë me 24 pikë dhe javën tjetër udhëton te Sassuolo, ndërsa Genoa renditet në vendin e  13-të me 20 pikë dhe luan në shtëpi me Fiorentinën. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x54z7mh_sport

https://www.youtube.com/watch?v=PfmT2MKWXc0