LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e pavarur policore e pa kënaqur me Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë (Video)

Sindikata e pavarur policore e pa kënaqur me Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë (Video)

Është i vonuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nismën që e dorëzuam dy herë. Kështu deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur Policore Goce Dellçev Todev, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ta hedhur poshtë nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë për një pjesë të Marrëveshjes kolektive të nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet sindikatës policore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai sqaron për TV21 se tani ka Marrëveshje të re kolektive dhe nenet e kontestuara në gjykatë, më nuk janë pjesë e rendit juridik.

“Puna e policëve që punojnë në objekte të ndara, i kthehet sistemit të rregullt. 176 orë pune gjatë një muaji. Kjo do të thotë se për një ditë pune, policët duhet të kenë 12 orë pushim efektiv, i cili do të vihet në pjesën e pushimit të paguar”, u shpreh Goce Dellçev, Sindikata e Pavarur Policore.


Gjykata Kushtetuese, vendosi ta hedhë poshtë nismën e Sindikatës së Pavarur Policore në seancën e mbajtur ditën e mërkurë më 7 dhjetor.

GRAFIKË:

“Parashtruesi i nismës nuk i ka cekur argumentet se për çfarë arsye konsideron se një pjesë e Marrëveshjes kolektive është në kundërshti me Kushtetutën. Në të janë shënuar vetëm problemet e brendshme me të cilat ballafaqohen në polici që më shumë kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.”

Dellçev Todev thotë se policët nuk heqin dorë as nga ideja për zhvendosjen e orarit të punës për një orë më herët. Në vend se në punë të fillojnë në orën 8:30, ata kërkojnë që të fillojnë në orën 7 e 30. Ai thotë se me këtë do të shmangej trafiku i rënduar që shkaktohet nga policët të cilët punojnë në objektet e ndara në të gjithë Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori