LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Kosova po e humb trenin e fundit të liberalizimit

Abazi: Kosova po e humb trenin e fundit të liberalizimit

Haki Abazi nga ‘Rockfeller Brothers Fund’, ka vlerësuar se heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh si pasojë mosarritjes së një konsensusi mes pozitës e opozitës.

“Liberalizimi i vizave është vonuar nga udhëheqja jodemokratike, mungesa e vullnetit politik për të krjuar koncensus me opozitën dhe shoqërinë civile, arrogancë e tre-katër njerëzve që e shohin veten mbi ligjin”, ka deklaruar ai.

Sipas Abazit, liberalizimi i vizave është vetëm një nga dështimet e shumta të qeverisë.


“Siç janë dështimi për anëtarësim në UNESCO, dinamika e vdekur e njohjeve ndërkombëtare, dështimi në krijimin e vendeve të reja të punës, sistemi jofunskisonal i drejtesisë dhe mungesës në luftën kundër korrupsionit, dështimet në dialogun me Serbinë dhe ballafaqimin me murin e Mitrovicës”, është shprehur ai për “Zerin”.

Tërë këto siç ka potencuar Abazi, tregojnë dështimin e qeverisë. Kurse, vonesat sipas tij, kanë ardhur si pasojë e koalicionit jonatyror ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Ndërkohë, ka vlerësuar se Kosova është duke e lëshuar edhe mundësinë e fundit për heqje të vizave.

“Me këtë trend të zhvillimeve dhe rritjes së të djathtës ekstreme në Evropë, Kosova është duke humbur trenin e fundit për liberalizim dhe ecje progresive drejt Evropës në përgjithësi”, ka përfunduar Abazi./Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori