LAJMI I FUNDIT:

Invalidët e luftës do të aplikojnë për pensione pas Vitit të Ri

Invalidët e luftës do të aplikojnë për pensione pas Vitit të Ri

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Fadil Shurdhajn dhe sekretarin e shoqatës, Enver Krasniqin.

Sipas një njoftimi, në këtë takim u bisedua për formimin e Komisionit Mjekësor për verifikimin e invalidëve të UÇK-së, si dhe vazhdimin e projektit për përkrahje me proteza për invalidët.


Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të MPMS-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Po sipas njoftimit, ministri Abrashi dhe përfaqësuesit e invalidëve të UÇK-së u dakorduan që procesi i aplikimit të invalidëve të fillojë në fillimvitin e 2017-të.

Ata u pajtuan gjithashtu që MPMS të vazhdojë edhe më tutje financimin e protezave për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/