Lahi Ibrahimaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se është gati koalicioni mes këtij subjekti dhe Aleancës Kosova e Re.
Ai ka deklaruar se kanë mbetur të përfundohen formalitetet, ndërsa ka shtuar se janë në bisedime edhe me subjekte tjera, për krijimin e një fronti të gjerë opozitar, njofton Klan Kosova.
“Aleanca që moti ka thënë se do të provojë të bëjë një opozitë të fuqishme. E kemi nisur me NISMA, por jemi të hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë. Ka një afrim mes partive, por diçka konkrete nuk ka. Megjithatë kur të ketë diçka më të qartë, do të bëhet publike. Ka bisedime edhe me subjektet tjera më të vogla kosovare që janë të interesuara për të bërë një grupim rreth Aleancës”.
Sa i përket ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, Brahimaj ka thënë se për mendimin e tij ai ka qenë i dakorduar në Bruksel, ndaj nuk kemi pasur një reagim më të efektshëm të Qeverisë së Kosovës.
Deputeti madje ka shprehur hapur bindjen e tij se deklaratat e zyrtarëve të shtetit lidhur me këtë çështje nuk janë për t’u marrë parasysh, pasi ato kurrë nuk kanë prodhuar asgjë.
“Situata në veri nuk është shqetësuese që nga sot, por ka shumë vite që ajo na shqetëson ne si parti dhe qytetarët e Kosovës. Muri në veri nuk ka filluar të ndërtohet dje apo pardje, por ka dhjetë ditë që ka nisur. Qeveria e Kosovës e ka lënë të zhvillohet ashtu, ndërsa tash kryeministri thotë se shteti nuk do të përdorë muskujt. Nuk i ka hije një lideri që vetëm të kritikojë dhe të shkruajë mesazh në rrjete sociale, por duhet të kryejë obligimet shtetërore. Ky mur duket të jetë pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, të cilat ne ende nuk i njohim. Ky reagim më shumë duket të jetë i programuar që vëmendja të kthehet kah veriu dhe të harrohen shumë tema dhe që të kenë pretekst për të vazhduar diskutimet në Bruksel. Sa i përket rrënimit të murit, mendoj që kjo është punë e shtetit, dhe nëse është ndërtuar ilegalisht duhet të rrënohet si gjithçka tjetër. Për momentin ai është pjesërisht i ndërtuar, por nëse qeveria nuk ndërmerr asgjë, ai do të vazhdohet. Deklaratat e Edita Tahirit nuk janë realizuar në asnjë rast. Janë shumë pak të besueshme fjalët e saj, si edhe të kryeministrit dhe presidentit”.
Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave dhe mosvotimit të demarkacionit si pengesë në këtë proces, Brahimaj ka thënë se ai nuk ka qenë kusht i vetëm, e as kusht kryesor, por është maskuar si i tillë nga partitë në pushtet, njofton Klan Kosova.
“Ne ndihemi krenarë sepse nuk kemi lejuar që mbi 10 mijë hektarë t’i jepen Malit të Zi. Nuk është vetëm çështja e kufirit me Malin e Zi që po e pengon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Janë gabimet e liderëve që e kanë sjellë situatën këtu. Liberalizimi do të bëhet kur liderët ta luftojnë korrupsionin dhe krimin”. /klankosova.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles