LAJMI I FUNDIT:

BE për zhvillimet e fundit te ura e Ibrit: Përmendet rivitalizimi, jo edhe muri!

BE për zhvillimet e fundit te ura e Ibrit: Përmendet rivitalizimi, jo edhe muri!

Marrëveshja për urën e Mitrovicës është arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës në gusht 2015.

BE-ja është takuar me të dyja palët sot për të sqaruar çështjet e lëna pezull në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, njofton Klan Kosova.

Te dyja palët janë pajtuar që të harmonizojnë dizajnin e projektit për rivitalizimin e urës në Mitrovicë dhe rregullimin e rrugës “Mbreti Petar”.


Rrethrrotullimi në veri të Mitrovicës do të lidhet me qendrën në rrugën “Mbreti Petar” kështu duke ofruar liri të lëvizjes, përderisa të gjitha shqetësimet në lidhje me sigurinë janë adresuar.

Palët ranë dakord gjithashtu se dizajni fillestar i rrethrrotullimit, siç është rënë dakord në Bruksel, në gusht 2015, do të respektohet plotësisht.

Bashkimi Evropian do të mbetet në kontakt të ngushtë me të dyja palët për të siguruar zbatimin e marrëveshjes së gushtit të vitit 2015, marrëveshjes së zbatuar nga gushti 2016 dhe kuptimin operacional të arritur sot me të dyja palët në mënyrë që afati në 20 janar për rihapjen e urës dhe rrugës së këmbësorëve të përmbushet, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori