LAJMI I FUNDIT:

LDK mban konferencë pas prishjes së koalicionit më AKR-në

LDK mban konferencë pas prishjes së koalicionit më AKR-në

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mban konferencë për media pas daljes nga koalicioni me AKR-në dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ky vendim i LDK-së ka ardhur pas një vendimi të kryetarit Bahtiri, për shkarkimin e Drejtorit të Arsimit në Mitrovicë nga radhët e LDK-së, Pajazit Hajzeri.

LDK dhe AKR ishin në koalicion që nga zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në.