LAJMI I FUNDIT:

Ilir Deda garanton: S’ka liberalizim vizash as vitin e ardhshëm (Video)

Ilir Deda garanton: S’ka liberalizim vizash as vitin e ardhshëm (Video)

Liberalizim të vizave, nuk do të ketë sigurt as edhe vitin tjetër, deri sa për vitin 2018, mbetet një pikëpyetje e madhe. Kështu tha në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, deputeti i pavarur, Ilir Deda.

“Jo, s’ka për 2017-ën liberalizim. Këtë ta garantoj unë, që nuk do të ketë në vitin 2017 liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. E, për 2018-ën, mbetet një pikëpyetje e madhe”, tha Deda në RTV Dukagjini.

Deda gjithashtu tha se kontestimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është për dy mijë hektarë, dhe jo për tetë mijë hektarë, sa opozita ka paralajmëruar prej më shumë se një viti.


Deda nuk dha detaje të tjera lidhur me këtë.

Për të gjitha këto, fajet Deda ja hedh institucioneve të Kosovës, duke shtuar se pikërisht janë ata që e humbën mundësinë e investimeve 400 milionëshe.

Duke folur për reformën zgjedhore, ai tha se aktualisht sistemi zgjedhor është më i mirë tani, se që po duhet ta bëjnë partitë më të mëdha. Madje, ai e ndërlidhë këtë si një veprim, që rrjedh nga frika nga Gjykata Speciale./Telegrafi-RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori