LAJMI I FUNDIT:

Politikanë nga Parlamenti evropian në mbështetje të Zaevit (Video)

Politikanë nga Parlamenti evropian në mbështetje të Zaevit (Video)

Plani për jetë në Maqedoni i LSDM-së ka marrë mbështetje të madhe nga eurodeputetët, kryetarë të grupe deputetësh në Parlamentin Evropian, si dhe nga ministra në vendet e Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eurodeputetja Tanja Fajon, Andreas Schieder kryetare e Social Demokratëve në Parlamentin Austriak, An Lind ministreshë për Çështje Evropiane dhe Tregti në Qeverinë e Suedisë, Juli Minoves – Trikel, kryetar i Liberales ndërkombëtare të gjithë janë pjesë e politikanëve evropianë kanë dhënë mbështetjen e tyre për Planin për jetë në Maqedoni.

‘LSDM-ja e udhëheq luftën për demokraci, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës që në këto zgjedhje të 11 dhjetorit do të jenë në lidhje me këto çështje’, tha Anne Lind.


‘Mbështes LSDM-në dhe Planin për jetë në Maqedoni. Ju meritoni një jetë të dinjitetshme si të gjithë qytetarët e Evropës. Ju keni të drejtë për një standard jetese që do t’ju lejojë të ndjeheni të sigurt dhe të qetë’, tha eurodeputetja Tanja Fajon.

‘Zëri juaj do të jetë një zë për të liruar institucionet demokratike, shoqërinë, gjyqësorin, mediat dhe administratën, nga duart e partive politike’, bëri thirrje Gianni Pittella kryetar i Social Demokratëve në Parlamentin Evropian.

‘Më 11 dhjetor bëhet fjalë për jetë në Maqedoni. Bëhet fjalë për lirinë, punësimin, lirinë e fjalës’, tha Hans Vaan Belen.

‘Ne besojmë në Maqedoni e cila është e hapur dhe e cila është demokratike. Maqedonia është plotësisht pjesë e Evropës’, – tha në Minoves – Trinkel.

‘Europa ka nevojë për një Maqedoni demokratike, Evropa ka nevojë që Maqedonia, e cila është e udhëhequr nga Partia Social Demokratike’, Jans Nielsen.

Qytetarë të Maqedonisë, votoni për jetë në Maqedoni është thirrja e politikanëve dhe diplomatëve nga vendet mike të Evropës, të cilët dërguan mesazhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme më 11 dhjetor.

Ndonëse kjo nuk është ndonjë risi ku politikanët nga Evropa mbështesin një parti politike në Maqedoni. Mëherët OBRM-PDUKM u mbështet nga Kurzi austriak, senatori nga Spanja nga Partia Popullore Evropiane, Agusin Almodobar, si dhe shumë politikanë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Kalo në kategori