LAJMI I FUNDIT:

Messi ishte 18 minuta larg vdekjes!

Messi ishte 18 minuta larg vdekjes!

Super yje ndërkombëtare përfshirë Lionel Messin ishin vetëm 18 minuta larg vdekjes kur fluturuan me avionin “e mallkuar” Bolivia LaMia dy javë para se të rrëzohej, ku mbetën të vdekur 75 persona.

Raportime të reja pohojnë se futbollisti argjentinas dhe shokët e tij të skuadrës ishin në ajër për më shumë se katër orë, në bordin e mjetit që mund të udhëtonte me nivel të plotë karburanti për katër orë e 22 minuta, transmeton oranews.

I njëjti avion me ekipin Brazilian të futbollit AF Chapecoense u përplas me një terren malor në 28 Nëntor, pasi mbaroi karburanti.


Duke cituar të dhëna nga FlightRadar 24h, portali Folha de Sao Paulo pohon se kur kombëtarja argjentinase fluturoi me avionin e LaMia në 11 Nëntor, u ul në mënyrë të sigurt 18 minuta para se karburanti të mbaronte.