LAJMI I FUNDIT:

Eto’o: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Eto’o: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Ish-sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, për mikrofonat e Telefoot ka thënë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Ish-ylli i Barcelonës i ka dal në mbrojte ish-trajnerit të tij duke thënë se spanjolli vazhdon të jetë më i miri në aspektin taktik dhe gjithmonë arrin që t’i bëjë skuadrat që i menaxhon të luajnë mirë.


Eto'o këshillon Mourinhon
Lexo po ashtu Eto'o këshillon Mourinhon

“Pep ka gjithçka për të pasur sukses te City. Për mua ai ende është trajneri më i mirë në botë”.

“Ai gjithmonë i bënë skuadrat të luajnë sipas ideve të tij dhe kështu po bën edhe në Angli”,

“Në aspektin taktik ai vazhdon të jetë më i miri, nuk ka nevojë të shtojmë diçka më shumë këtu”, ka thënë Eto’o. /Telegrafi/