Lazio do ta presë Romën në duelin e madh lokal të kryeqytetit italian, në atë që pritet të jetë një tjetër betejë epike mes këtyre dy skuadrave.
Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 4 dhjetor (e dielë), 15:00
Lajmet rreth ekipeve
Lazio
Simone Inzaghi mund të ketë gati krejt përbërjen ndaj Romës, pasi Marchetti do të jetë nga minuta e parë në portë.
Wallace dhe Stefan de Vrij janë duke luftuar për një vend përkrah Radus në zemër të mbrojtjes së Lazios teksa pjesa tjetër e ekipit dihet kush do të jenë.
Roma
Mohamed Salah ka qenë jashtë fushave për shkak të një lëndimi në ligament dhe nuk mund të kthehet deri në shkurt, teksa kjo është goditje shumë e madhe për romën. Iturbe mund ta ketë rastin e tij në mesin e shumë lëndimeve.
A e dini se?
Janë shënuar së paku tri gola në 12 nga 14 ndeshjet e fundit të Romës në udhtim.
Roma është e pamposhtur në 28 ndeshjet e fundit në Serie A.
Në ndeshjet e Lazios janë shënuar së paku tri gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit ndaj Romës në shtëpi në të gjitha garat.
Lazio ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Roma ka fituar tri ndeshjet e fundit ndaj Lazios në të gjitha garat.
Roma ka shënuar së paku 2 gola në katër ndeshjet e fundit ndaj Lazios në të gjitha garat.
Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Lazios në Serie A.
Lazio ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit në Serie A.
Lazio ka shënuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Analiza
Lazio më në fund ka gjetur rastin që të tejkalojë Romën pas javëve të tëra të ndjekjes së tyre në tabelë, por ata duhet që të fitojnë derbin.
Roma ka vuajtur që të gjejë qëndrueshmërinë këtë sezon pasi ka treguar momente të shkëlqyera, por me momente herë pas herë të këqija.
Prisni një duel të balancuar, taktik me tension dhe shumë lojë të shpejt. Lazio duket se ka reduktuar avantazhin teknik të Romës, por duhet ta dëshmojë këtë në derbi.
Parashikimi: Lazio 2-2 Roma
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur