LAJMI I FUNDIT:

Xhevat Ademi: Fushata e BDI-së, korrekte dhe me program politik për të mirën e qytetarëve

Xhevat Ademi: Fushata e BDI-së, korrekte dhe me program politik për të mirën e qytetarëve

Shtabi Zgjedhor i BDI-së në Tetovë raportoi mbi aktivitetet e dertitanishme gjatë fushatës para zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Sipas shefit të Shtabit Komunal, Xhevat Ademi, aktivitetet e deritanishme kanë qenë në numër të madh dhe në frymën me të cilën edhe e ka filluar fushatën BDI, frymë të qetë, korrekte dhe duke prezantuar para qytetarëve platformë dhe program konkret për të mirën e tyre në të ardhmen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më tej, Ademi deklaroi se, pikërisht Platforma e BDI-së, është pika tërheqëse pas së cilës dita ditës po rreshtohen edhe shumë qytetarë të vendit.


“Dua të ndaj me ju atë se pse pse qytetarët shqiptar përkrahin BDI-në dhe pse prania në aktivitetet tona është aq e madhe. BDI është subjekti i vetëm shqiptar që del me ofertë të qartë dhe të fuqishme ekonomike. BDI zotohet se në mandatin e ardhshëm do të angazhohet për më shumë vende pune për të rinjt, për standard më të lartë për shqiptarët dhe pse jo për minimum një të punësuar për çdo familje shqiptare, për klimë më të mirë konkurruese për biznesin vendor si dhe për barazi të plotë ekonomike të shqiptarëve me komunitetin maqedonas”, u shreh Ademi.

Shtabi Zgjedhor Komunal i BDI-së në Tetovë, njoftoi se përmes 35 shtabeve lokale, deritani kanë organizuar 3 tubime të mëdha dhe mbi 150 takime me qytetarë, grupe interesidhe votues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori