Të gjitha pasojat e mungesës së vitaminës B12: Marramendja, harresa, sëmundja e Alzheimerit!
Personave të cilët vuajnë nga tipa të ndryshëm demencisë u mungon bash kjo vitaminë
Vitamina B12 është njëra ndër më të ndërlikuarat në organizmin e njeriut, për shkak të strukturës së saj kimike dhe domosdoshmërisë për njeriun, për shkak të mungesës së saj mund të shfaqen probleme të shumta shëndetësore.
Këtë vitaminë të rëndësishme nuk e sintetizojnë as bimët, as kafshët, por vetëm disa lloje bakteresh – mikroflora e përtypësve, për shembull sintetizojnë vitaminën B12 në sasi të mjaftueshme, andaj pikërisht për këtë janë burim themelor i këtij ushqimi nutrien me prejardhje shtazore.
Disa nga to janë mëlçia, veshkat, zemra dhe muskujt, sepse mu në to grumbullohet vitamina e prodhuar.
Burim i shkëlqyeshëm janë peshqit, vezët dhe produktet tjera me prejardhje shtazore, transmeton Telegrafi.
Vegjetarianët e rreptë mund të kenë probleme, pasi ata nuk ushqehen me asnjë produkt shtazor dhe mund të shpie deri te problemi me furnizim. Tek vegjetarianët të cilët përdorin së paku qumështin dhe vezët mund të marrin mjaft Vitaminë B12 dhe efektet e mungesës paraqitën shumë rrallë.
Vitamina B12 në krahasim me materiet tjera ushqyese nuk është e pandjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe trupi ka nevoja për sasi të vogla të tij – por të cilat janë me rëndësi jetike.
Efektet e mungesës së Vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 mund të vërehet në laborator, se në gjak ka më pak rruaza të kuqe të gjakut (të zmadhuara). Veç kësaj, do të ketë probleme me krijimin e qelizave të reja dhe probleme neurologjike.
Simptomat e mungesës janë të zakonshme si shenja dobësie, zbehja, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City