LAJMI I FUNDIT:

Erxhan Dana jep dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të Lirisë

Erxhan Dana jep dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të Lirisë

Drejtori i deritashëm sportiv i Lirisë, Erxhan Dana, e ka ofruar dorëheqjen.

Ndërkohë, në mbrëmje Bordi i klubit e ka mbledhjen e rregullt të thirrur nga kryetari, ku pos shumë pikave, me gjasë do të diskutohet edhe miratimi ose jo i dorëheqjes së Danës.

Kjo është deklarata e drejtorit të deritashëm


“Mbas rrethanave të krijuara në klubin tonë dhe pas shumë analizave të mija personale, dëshiroj të njoftoj kryetarin dhe bordin e klubit që nga sot, unë nuk do të ushtroj detyrën e besuar në mua, të drejtorit sportiv të klubit. Kjo për mua ishte një përgjegjësi e madhe që nga dita e parë. U mundova që të punoj me sinqeritetin më të madhë, por ja që rezultatet e planifikuara nga ana e bordit nuk po dalin, dhe unë edhe njëherë dua te potencoj se ne erdhëm për të ndihmuar klubin dhe në asnje moment nuk kam pasur synime karrieriste dhe nuk kam. Askush nuk ka luksin që të veproj si të dojë me klubin si bordi , trajnerat si dhe lojtarët. Kemi një pergjegjësi të madhe ndaj qytetit tonë. Secili nga kryesia 13 antarëshe, trajnerat , lojtarët, të pyesin veten: “çka kemi bërë për klubin” ?. Derisa fituam besimin para dy viteve normal që isha shumë i vetëdijshëm edhe ndaj përgjegjësive që më takojnë dhe na takojnë.Uroj që pasardhësi im të jetë shumë i frytshëm në punen e tij. Falënderoj të gjithë stafin e klubit prej ekonomit, lojtarët, bordin, kryetarin dhe të gjithë simpatizuesit e KF”Liria”.

Në trend Sport

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag

Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag

Premier League
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

Boks
“Lojtarët e Kosovës luajnë mirë vetëm në ekipet e tyre” - mbrojtësi i Lituanisë 'godet' Dardanët para ndeshjes

“Lojtarët e Kosovës luajnë mirë vetëm në ekipet e tyre” - mbrojtësi i Lituanisë 'godet' Dardanët para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori