LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Unioni nuk është si Asociacioni

Ahmeti: Unioni nuk është si Asociacioni

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një interviste për “Zërin” mohon që Unioni i Komunave Shqiptare në Ballkan të jetë një kundërpërgjigje për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Thotë se Unioni nuk ka fuqi ekzekutive në asnjërën prej këtyre shteteve.

Iniciativa për themelimin e Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan nuk është kundërpërgjigje ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pasi që i pari nuk ka kurrfarë kompetence ekzekutive.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditë më parë ishte pjesëmarrës në Tiranë, ku së bashku me kryetarin e Tiranës, të Preshevës, të Tetovës dhe të Ulqinit themeluan Unionin e Komunave Shqiptare në Ballkan.


Sipas Ahmetit, ata po bëjnë vetëm një rrjet të komunave shqiptare, të cilat nuk kanë kurrfarë kompetencash ekzekutive për dallim nga Asociacioni i Komunave Serbe, i cili, siç thotë ai, është një ide komplet tjetër dhe me qëllim të rrënimit të funksionimit normal të shtetit të Kosovës dhe me fuqi ekzekutive.

Duke folur për reagimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Serbi në lidhje me themelimin e Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan, Ahmeti ka thënë se nëse kjo iniciativë është lojë fëmijësh, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Vuçiq, atëherë pse duhet krerët shtetërorë të reagojnë ndaj këtij hapi?. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori