LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Ky është skenari që Vetëvendosje të shpallet terroriste (Video)

Çaushi: Ky është skenari që Vetëvendosje të shpallet terroriste (Video)

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka akuzuar krerët e shtetit, duke filluar nga Presidenti, Kryekuvendari e Kryeministri, se kanë për qëllim që ta shpallin si lëvizje terroriste, subjektin e tij politik.

Ai këto komente i bëri në emisionin Info-Box të RTV Dukagjinit, ku tha se krerët e shtetit këtë e kanë si plan  final, pasi që ndihen të rrezikuar nga Vetëvendosje.

“Mendoj që parametrat janë të tillë, e megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Unë besoj se ky do të ishte qëllimi final i Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Isa Mustafës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.


Ai kritikoi ashpër edhe EULEX-in, që sot lëshoj një komunikatë për rastin e Astrit Deharit.

Lidhur me Rastin, Çaushi thotë se “po fshihet diçka në këtë rast, dhe se këtë më së miri po e tregon çdo hap që po bën pushteti që prej vdekjes së tij”./Telegrafi/