LAJMI I FUNDIT:

PDK reagon ndaj tendencave të prishjes së rendit në fushatën zgjedhore

PDK reagon ndaj tendencave të prishjes së rendit në fushatën zgjedhore

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka reaguar për siç thuhet, ndaj tendencave të prishjes së rendit në fushatën zgjedhore.

PDK njofton se sot, në tubimin e zhvilluar në Çikatovë të re, një person, rast social, së bashku me birin e tij, ka tentuar të prish rendin e tubimit elektoral të ftuar publikisht nga Dega e PDK-së në Drenas.

“Personi në fjalë, i cili gjatë ditës ka marrë ndihma ushqimore nga LDK-ja në Drenas, pas tentimit të prishjes së këtij tubimi elektoral, është larguar nga organet e rendit.


Ftojmë partitë politike, iniciativat dhe të pavarurit që garojnë në këtë fushatë zgjedhore për të parin e Drenasit, të tregojnë kulturë, tolerancë dhe demokraci në fushatën zgjedhore, po ashtu, ftojmë të gjitha institucionet që përcjellin procesin zgjedhor, të jenë të pranishme në Drenas që të konfirmohen jo vetëm procesi zgjedhor por edhe kultura e lartë demokratike zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe ditë më parë, është raportuar për një incident tjerë, ku kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladovci, i ka kërkuar presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kandidatit të AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi, që ta largohen nga restoranti ku ishin duke qëndruar.