LAJMI I FUNDIT:

Koci: Dehari është dashur të ketë përkujdesje të shtuar mjekësore (Video)

Koci: Dehari është dashur të ketë përkujdesje të shtuar mjekësore (Video)

Avokati Arianti Kocia ka folur në InfoBox të RTV Dukagjini, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ai nuk ka dashur që të flas se a ka qenë vrasje apo vetëvrasje, siç thotë Prokuroria e Shtetit, por e bën direkt përgjegjës shtetin për këtë.

Ai madje, thotë se në këtë rast, duke parë të gjitha rrethanat, ndaj Astritit është dashur të këtë një kujdes të shtuar edhe mjekësor.

“Familja paska pas edhe një precedent me vëllanë e tij, kështu që këto janë raste që duhet të trajtohen me një kujdes të vaçantë nga Qendra e Paraburgimit. Pa paragjykuar se a ka bërë apo jo vetëvrasje. Janë rregulla që kur ka asi raste në familje të paraburgosurit, duhet të shtohet përkujdesja ndaj të paraburgosurit”, tha Koci, për RTV Dukagjini.


Ai madje, thotë se “shteti serioz, nuk lejon as të vetëvritesh”./Telegrafi/