LAJMI I FUNDIT:

Hakerët turq sulmojnë ueb-faqen e ushtrisë austriake

Hakerët turq sulmojnë ueb-faqen e ushtrisë austriake

Pas sulmit kibernetik ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë që besohet se është bërë nga Turqia, është sulmuar edhe ueb-faqja e ushtrisë austriake, transmetojnë mediat vjeneze.

Sulmi ka treguar se sistemi është i mbrojtur mirë, ka thënë një zyrtar ushtarak transmeton APA.

Ai ka thënë se hakerët kanë arritur që të hyjnë vetëm deri te “dera e hyrjes” por nuk ia kanë arritur që të hyjnë në “sistemin kritik”.