LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ndryshimi i Drenasit bëhet me Isa Xhemajlajn

Limaj: Ndryshimi i Drenasit bëhet me Isa Xhemajlajn

Nisma për Kosovën hapi fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se qytetarët e Drenasit janë lodhur nga keqqeverisja dhe nga mos mbajtja e premtimeve dhe se ndryshimi vjen vetëm përmes tij, pasi që Drenasi ka nevojë për kryetar që është në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa, Jakup Krasniqi tha se Drenasi do të përfitojë nga zgjedhja e Isa Xhemajlaj pasi që do të jetë në shërbim të qytetarëve.


Po ashtu ai tha se me kandidatin Xhemajlaj nuk do të ketë ndasi të qytetarëve ‘se këta janë tanët dhe këta janë të huaj”.

Kurse, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ndryshimi i Drenasit është Isa Xhemajlaj dhe se ky do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Drenasit.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor ndërsa KQZ-ja ka vendosur vetëm pesë ditë fushatë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit pasi që ai është dënuar për krime lufte. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori