LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët për partitë: Shumë llafe, pak punë (Video)

Qytetarët për partitë: Shumë llafe, pak punë (Video)

Shtatë ditët e para të fushatës i gjejnë qytetarët të dëshpëruar dhe aspak të bindur nga ndonjë prej ofertave politike. Shumica e shkupjanëve që i intervistuam shprehin zhgënjimin e thellë nga situata politiko ekonomike e Maqedonisë dhe nuk duan tia dinë fare për zgjedhje.

“Asgjë, gjithçka njejtjë. Përsëri të njëjtën këngë do ta këndojnë. Nuk ka asnjë ndryshim, nuk do të ketë. Ja unë i bëra 50 vite dhe nuk kam ende punë. Çfarë ndryshime më. Të gjitha janë gënjeshtra”, tha një qytetar.

“Unë jam pensionist dhe nuk përzihem këtu? I kam dëgjuar, ata flasin mirë por nuk veprojnë asgjë, kjo është puna”, tha një qytetar tjetër.


“Le të shkojnë në djall”, u përgjigj shkurt një qytetar.

Por ka edhe të tillë që nga dëshpërimi kanë vendosur të shkojnë në Islandë, fenomen ky për të cilin televizioni Shenja ka raportuar se ka marrë një hov të madh edhe pse shumica e qytetarëve nuk ishin të njoftuar detajisht për kushtet e jetesës në atë shtet, njofton Tv Shenja.

“Gjithë gënjejnë. Gjithë janë hajdutë. Gjithë gënjejnë. Si do të na bindin. Tashmë 20 vite është kështu. Gjithmonë në fushatë çfarë kanë premtuar asnjëri nuk e ka bërë. Pavarësisht a janë shqiptar a maqedonas.

Ja unë për shembull, asnjëherë nuk kam ikur prej shtetit por tani gjithë janë duke ikur dhe unë do të iki në Islandë. Ata po thonë se do të rregullohet shteti por kështu asnjëherë nuk do të rregullohet gjendja”, tha një qytetar tjetër.

Në këtë javë të fushatës parazgjedhore u dëgjuan retorika të ashpra nacionaliste, oferta ekonomike e juridike. Por, partitë kanë kohë edhe dy javë për të shpalosur planet e tyre para qytetarëve. Derisa vijnë zgjedhjet dhe derisa formohet Qeveria e re, qytetarët ngelin të dëshpëruar nga politikat e deritanishme të partive shqiptare dhe maqedonase që thonë se i kanë lënë në rrugë, pa punë dhe pa jetë normale.

“Po bëj be, nuk më intereson politika aspak. Më intereson vetëm kafshata e bukës, ja të gjithë njerëzit më japin për një kafshatë buke.Na kanë lanë rrugëve, siç më shihni vetë. Përse të më interesojnë kur njerëzit më japin para për të ngrënë bukë”, tha një qytetar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Komisioni i Pavarur i Mediave miraton ndryshimet në rregullore, Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri

Komisioni i Pavarur i Mediave miraton ndryshimet në rregullore, Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?

Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?

Lajme
Në pikë të ditës të maskuar dhe nën kërcënimin e armës vjedhin para në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Në pikë të ditës të maskuar dhe nën kërcënimin e armës vjedhin para në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori