LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën duke shkuar në tubimin e OBRM-PDUKM-së, trupin i’a lënë në rrugë

Humb jetën duke shkuar në tubimin e OBRM-PDUKM-së, trupin i’a lënë në rrugë

Është nisur për në tubimin të OBRM-PDUKM-së me udhëtim të organizuar dhe ka humbur jetën, ndërkaq bashkudhëtarët e kanë lënë në rrugë trupin e tij të pajetë dhe kanë vazhduar për në Ohër.

Duket e çuditshme, por kjo ka ndodhur në fshatin Kollari dhe është e vërtetë, thotë për “24Vesti” vëllai i 40 vjeçarit të ndjerë, Sedad Asanovski.

Personi ka humbur jetën gjatë pauzës që e ka dhënë shoferi i autobusit, e ka goditur një veturë. Tanimë katër ditë nga vdekja e tij, familja tenton të kuptojë se çfarë saktë ka ndodhur të hënën dhe të njëjtët sqarojnë se askush nga përfaqësuesit e partive e as institucionet nuk kanë ardhur t’i pyesin për ngjarjen ose t’u japin ndonjë ndihmë.


“Atë batim një shok i tij e ka ftuar bashkë me disa persona tjerë që të shkojnë në miting në Ohër, ka vozitur autobus nga Shutka, nuk e di prej ku ka nisur. Kanë ndaluar në Strazhë dhe nuk e di se autobusi a ka qenë fajtor ose furgoni ka qenë i parkuar në vend jo të mirë. Ai ka kaluar ta kryej nevojën, ndërkaq furgoni e ka goditur dhe e ka lënë të vdekur në vend. Nga ana e pushtetit nuk ka ardhur askush që të na ngushëllojë. Kjo është turp”, thotë Bari Asanovski, vëllai i të ndjerit Sedat.

Nuk dihet as se sa kohë trupi i pajetë ka qëndruar në rrugë.

Asanovski sqaron se institucionet nga ata nuk kanë kërkuar as leje për autopsi, të cilën e kanë bërë. Kanë qenë në shok të vërtetë kur trupi i Sedatit është sjellë në shtëpinë e tyre, transmeton Portalb.

MPB në buletinin e tyre sqaroi për ngjarjen, por asgjë nuk ka treguar se për ku ka udhëtuar Asanovski dhe se në të vërtetë është bërë fjalë për udhëtim në grup, njofton Portalb.

“Rreth orës 18:00, në magjistralen Gostivar-Kërçovë ka ndodhur aksident komunikacioni ku N.S. (52) nga Tetova, duke udhëtuar me “Mercedes” me targa të Shkupit e ka goditur S.A. nga Shkupi. Nga fatkeqësia, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori, por nuk ka dhënë qëndrim. Nga OBRM-PDUKM thonë se nuk janë të njoftuar me rastin, por nëse me të vërtetë është ashtu, kërkojnë nga MPB dhe Prokuroria Themelore Publike ta pastrojnë rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori