Ideali patriotik, optimizmi dhe kujdesi për të tjerët e përcollën gjatë gjithë jetës. Vlerësohet si njeriu shembull i mosdorëzimit dhe motivimit të të tjerëve për të mos hequr dorë nga ëndrra dhe angazhimi për ditët e mira të shqiptarëve. “Ditët e mira për shqiptarët po vijnë”, ishte thënia që e përsëriste vazhdimisht.
Ky është rrëfimi për Riza Llukën, inxhinierin nga Peja, që gjithë jetën ia kushtoi rezistencës dhe çështjes kombëtare, rrëfim që RTV “Dukagjini” e sjell në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
U lind në vitin 1943 në një familje të vjetër tregtare në Pejë.
Ishte Delegat i Kuvendit të Kosovës nga viti 1982 deri me 1990 dhe anëtar e kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe punë komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës.
Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998).
Vlerësohet si njeri i hekurt ndaj sistemeve e regjimeve që kaloi Kosova.
Veçohet rezistenca e tij e pashoqe politike kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë, dhe angazhimi i pashembullt për arsimin shqip.
Në vitin 1989 shqiptarët po humbnin edhe ato pak të drejta që kishin në kuadër të ish federatës së Jugosllavisë.
Serbia me në krye Millosheviqin kishte nisur përpjekjet që ta aneksonte vendin e shqiptarëve që kishin mbetur pjesë e Jugosllavisë.
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohej Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve.
Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota.
Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja.
Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.
Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës.
Karriera politike e Riza Llukës është e bujshme.
Ai ishte këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Pejës për tetë vjet me radhë.
Riza Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA, në krye me Anton Çetën gjatë viteve të ’90-ta.
Angazhim të veçantë pati në aktivizimin e tërë potencialeve ekzistuese të Kosovës.
Ishte njëri nga iniciatorët për elektrifikimin e rajonit të Rugovës. Ishte Riza që mbështeti luftën e pastër të UÇK-së dhe rimëkëmbjen e Pejës.
Ai është vëlla i Ekrem Llukës, njërit prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë dhe rajon.
Në dekadën e fundit të jetës së tij Riza punoi si këshilltar i lartë profesional në Korporatën “Dukagjini”, ku themeloi dhe udhëhoqi radion dhe televizionin Dukagjini.
Ishte Riza që Pejën e bëri me shkollë baleti. Ai ishte një prej humanistëve më të mëdhenj të kohëve moderne në Kosovë.
Ai e ka përkrahur dhe ndihmuar projektin e shoqatës “Jetimët e Ballkanit” për hapjen e kuzhinës popullore në Pejë. Mbi të gjitha, ai ishte ndihmës i madh për njerëzit në nevojë. Dhe këto janë vetëm disa nga të bëmat e tij në jetën që e la pas.
Më 25 nëntor 2014, në moshën 71 vjeçare, Riza Lluka u nda nga jeta.
Ai ishte misionari që nuk u ndal e dorëzua kurrë.
Optimisti i përjetshëm që i buzëqeshte cilësdo sfidë.
Gjithmonë fliste për të ardhmen, edhe atëherë kur ishte i dëshpëruar.
“Para neve veprimtarëve të asaj kohe dhe veprimtarëve të tashëm, gjithmonë ekziston vetëm një qëllim, të angazhohemi për këtë popull që ka vuajtur shumë”, kishte thënë në një deklaratë të dhënë në vitin 2013.
Nuk e deshi dorëzimin dhe nuk e pranoi atë as në ditën e vdekjes.
Amanet kishte lënë që për në banesën e fundit të shoqërohej me muzikë.
Dëshmi që jeta e tij ishte një këngë. Këngë e një populli që po vuante dhimbjen dhe vuajtjen që shkakton padrejtësia.
Ai ishte i drejti që nuk u ndal së luftuari padrejtësitë. /RTV Dukagjini – Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët