LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Empoli – Milan, Veseli nga minuta e parë

Formacionet e mundshme: Empoli – Milan, Veseli nga minuta e parë

Empoli do të presë Milanin të shtunën nga ora 20:45.

Dueli i Serie A do të jetë mjaft i nxehtë mes Milanit dhe Empolit.

Rossonerët do të paraqiten me Donnaruman nga minuta e parë, përcjellë nga Abate në krah, Romagnoli në mes (vazhdon të jetë në dyshim), teksa Paletta dhe De Sciglio kompletojnë mbrojtjen.


Locatelli, Bonaventura dhe Kucka kompletojnë mesfushën, kurse Suso, Lapadula dhe Niang do të prijnë në sulm.

Për Empolin nga minuta e parë do të jetë në formacion Frederic Veseli.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-3): Donnaruma, Abate, Romagnoli, Paletta, De Sciglio, Kucka, Locatelli, Bonaventura, Suso, Lapadula, Niang.

Formacioni i mundshëm i Empolit (4-3-1-2): Sorkupski, Pasqual, Costa, Bellusci, Veseli, Croce, Mauri, Krunic, Saponara.