LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Së pari liberalizmi pastaj anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Mustafa: Së pari liberalizmi pastaj anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja kornizë për qasjen e Kosovës në programe dhe projekte të reja të BE-së.

Këtë Mustafa e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se tashmë do të adresohen edhe çështjet tjera në mënyrë që të fillojë lëvizja e lirë dhe anëtarësimi në familjen evropiane.

Kryeministri ka thënë se në Bruksel është konfirmuar progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së.


Postimi i plotë:

“Kosova është shtet evropian, Kosova kërkon dhe e ka vendin në familjen e saj evropiane.
Delegacioni i nivelit të lartë shtetëror i Kosovës sot u takua me përfaqësuesit e lartë të BE-së në Bruksel.
Gjatë takimit të parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, u konfirmua progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së dhe shumë fusha konkrete.
Shprehëm përkushtimin që të punojmë parreshtur në implementimin e të gjitha çështjeve të cilat ne i kemi paraparë me kontratën e parë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat edhe në fushën politike, në fushën ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të implementimit të MSA-së.
Sot po ashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja kornizë për qasjen tonë në programe dhe projekte të reja të Bashkimit Evropian, shumë të rëndësishme sepse adreson aspekte të pjesës më vitale të popullsisë sonë, të rinjëve, si dhe zhvillimit ekonomik.
Tashmë mbetet që të adresojmë çështjet e mbetura, të fillojmë lëvizjen e lirë dhe t’i afrohemi më tutje anëtarësimit në familjen evropiane”(sic.)./Telegrafi/

15135911_1172321309500771_8739802110124431106_n

15220223_1172321549500747_8350537503052908252_n

15232046_1172321322834103_6861472235378237854_n

15232090_1172321459500756_6380448478837878668_n