LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Shqiptarët që e shohin të ardhmen këtu, më kanë aleat mua dhe OBRM-PDUKM-në

Gruevski: Shqiptarët që e shohin të ardhmen këtu, më kanë aleat mua dhe OBRM-PDUKM-në

Siç duket, strategjinë e ”joshjes” së shqiptarëve nga ana e Zoran Zaevit, ka filluar ta përdorë edhe rivali i tij politik, ish-kryeministri Nikolla Gruevksi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fushatën e ditës së djeshme, Gruevski u është drejtuar shqiptarëve me një porosi.

”Secili shqiptar që të ardhmen e tij e planifikon në këtë shtet dhe këto kufij, në një Maqedoni unitare, më ka aleat mua, OBRM-PDUKM-në dhe këtë koalicion me ne”.


Duke konsideruar se Zaevi i gënjen shqiptarët dhe të tjerët, Gruevski më tej thotë se ”ne kujdesemi për të gjithë njëjtë, ndërtojmë ujësjellësa edhe në hapësirat maqedonase, ndërtojmë ujësjellësa edhe në hapësirat shqiptare, ndërtkojmë sisteme kanalizimi edhe në hapësirat maqedonase, edhe në ato shqiptare, ndërtojmë edhe në ato turke, ndërtojmë edhe në hapësirat rome”/Telegrafi/