Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ekipin e Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës (MCC), udhëhequr nga Koordinatori Nacional, Petrit Selimi.
Presidenti ka ofruar mbështetjen e plotë për ekipin dhe për punën e tyre që synon të sjellë dhjetëra milionë euro investime nga ky Agjencion federal amerikan.
“MCC është sukses i madh për Kosovën, vlerësim i madh për shtetin tonë”, ka thënë Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “suksesi juaj reflekton edhe në marrëdhëniet tona me SHBA-të”.
“Përkrahja amerikane për zhvillim ekonomik, mbrojtje të ambientit dhe sundim të ligjit është e rëndësishme për të iniciuar një cikël të ri të zhvillimit të Kosovës”, ka theksuar presidenti.
Nga ana tjetër, Petrit Selimi, koordinator i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës ka informuar presidentin Thaçi për punën që po bën ekipi për të jetësuar prioritet e MCC-së.
“Ekipi i MCC-së në Qeverinë e Kosovës është i përkushtuar të zhvillojë projektet që do të sjellin përfitime maksimale për Kosovën”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “falënderojmë presidentin për përkrahje të vazhdueshme të zhvillimit te programit të MMC”.
Sipas Selimit, pas identifikimit të fushave investimeve, tash do të fillohet me realizimin e projekteve konkrete të investimeve, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Zhbllokohet Trepça
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë