LAJMI I FUNDIT:

‘Aleanca për Shqiptarët’ hap shtabe në disa fshatra të Gostivarit (Foto)

‘Aleanca për Shqiptarët’ hap shtabe në disa fshatra të Gostivarit (Foto)

‘Aleanca për Shqiptarët’ ka hapur shtabe zgjedhore në fshatra të Gostivarit, në Gradec, Senakos, Negotinë, Dobërdoll dhe Toplicë.

Nga ‘Aleanca për Shqiptarët’ në këtë takim ishin: Vesel Memedi nga RDK, Ziadin Sela nga LR-PDSH dhe disa zyrtarë nga Uniteti.

Vesel Memedi theksoi ”Janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që njerëzit e vullnetit të mirë ta shfrytëzojnë kohën maksimalisht për të kërkuar që gjithë e vërteta 25 vjeçare e organizimit politik dhe shoqërorë të shqiptarëve në Maqedoni, të del në sipërfaqe dhe asesi nuk duhet lejuar që këtë kohë ta shfrytëzojnë më mirë njerëzit e vullnetit të keq, ashtu si ka qenë deri më tani. Ne nuk guxojmë që të lejojmë të largohemi nga vatrat tona shekullore, edhe pse statistikat flasin se vetëm gjatë këtij viti në gjykatën themelore në Gostivar janë nxjerrë mbi 10 mijë dokumente apostile, që nënkupton një egzodus klasik të rinisë shqiptare, me arsyetimin se do të kthehemi kur të rregullohet gjendja. Gjendja mund të rregullohet vetëm bashkarisht duke dhënë gjithçka nga vetja jonë për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën se pse ne ndodhemi në këtë gjendje të mjerrueshme” theksoi kryetari i RDK-së Vesel Memedi.


Para të pranishmëve folën edhe nga LR-PDSH-ja dhe nga Uniteti./Telegrafi/