LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza: Mjekët bënë raporte false për Lushtakun

Aktakuza: Mjekët bënë raporte false për Lushtakun

Kapitull të veçantë në aktakuzën e tij voluminoze – me të cilën ngarkoi 24 persona, lidhur me rastin e arratisjes së Sami Lushtakut nga QKUK – prokurori Romulo Mateus i ka kushtuar edhe veprimeve të disa doktorëve, të cilët – sipas aktakuzës – i mundësonin Lushtakut favore me anë të raporteve false mjekësore.

Sipas aktakuzës, Sami Gjoka, doktor në QKUK, si dhe Nexhib Shatri, doktor në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, së paku nga 2 janari 2014 kanë lëshuar raporte false mjekësore dhe kanë kërkuar ekzaminime mjekësore në emër të Lushtakut që ishte në paraburgim në rastin e njohur si “Drenica 1”.

Prokurori pretendon se me këto veprime, doktorët e akuzuar në këtë rast kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /kallxo.com/