LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Qytetarët do të votojnë për përparimin e jo ndarjen dhe dygjuhësinë

Gruevski: Qytetarët do të votojnë për përparimin e jo ndarjen dhe dygjuhësinë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka vazhduar me deklarata nacionaliste në fushatë zgjedhore duke sulmuar idenë e Zoran Zaev për dygjuhësi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Atë që e thotë Zaev për modelin zvicran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm e vërteton atë që e kam thënë më herët. Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike. Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron OBRM-PDUKM-ja.” shtoi mes tjerash Gruevski./Telegrafi/