LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar – Carranza: Zgjedhjet në Maqedoni duhet të jenë korrekte dhe të besueshme

Zhbogar – Carranza: Zgjedhjet në Maqedoni duhet të jenë korrekte dhe të besueshme

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe ai i Spanjës, Ramon Abaroa Carranza, e kanë vizituar sot komunën e Tetovës, ku janë pritur nga kryetarja Teuta Arifi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për gjendjen e tanishme politike në vend, por edhe për çështjet lokale. Me këtë rast, Zhbogar tha se së bashku me ambasadorin spanjoll kanë ardhur për të treguar se BE-së i intereson përfitimi i qytetarëve të vendit, ndërkaq hapi i parë në këtë drejtim është mbajtja e zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të besueshme.

Ambasadori Carranza u ndal në temën e decentralizimit, që sipas tij, është zbatuar mjaft mirë në vendin e tij, ndërkaq mbështetja e BE-së në këtë drejtim, do të ishte rezultat plus./Telegrafi/