Kryetari i ri i Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka paralajmëruar se arrestimet eventuale dhe dënimi i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e Gjykatës Speciale mund të sjellë trazira në Kosovë.
Gucati në emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel, ka thënë se organizata të cilin ai e drejton nuk do të qëndrojë duarkryq, nëse pjesëtarë të UÇK-së do të dënohen nga kjo gjykatë.
“Dënimi i komandantëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale do të sjell trazira dhe ato trazira mund të vijnë nga veteranët e luftës. Ne nuk lejojmë. Në momentin që dënohet ish komandanti i UÇK-së është dënuar lufta. Nuk është dënuar individi”, ka thënë Gucati.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për inicimin e ndryshimit rrethi ligjit për veteranët e luftës. Në kuadër të ligjit, sipas tij, do të ndryshohet shumëçka duke filluar nga emërtimi konflikt në luftë. Ligji aktual, sipas tij, nuk i përmbush as 10 % të veteranëve të luftës.
Gucati e ka vlerësuar të pamjaftueshëm ndarjen e 38 milion eurove në buxhetin për vitin 2017
Ai ka thënë se qeveria i ka premtuar qe gjatë rishikimit të buxhetit do të ndahen edhe 12 milionë euro tjera për këtë kategori.
E sa i përket konfirmimit të dënimeve për rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, Gucati ka thënë se do të presin vendimin edhe të Gjykatës Supreme dhe pastaj do të vendosin për veprimet e radhës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare