LAJMI I FUNDIT:

Lojërat e fatit, Dogana për një vit gjoba mbi 300 mijë euro

Lojërat e fatit, Dogana për një vit gjoba mbi 300 mijë euro

Dogana e Kosovës gjatë muajit nëntor ka vazhduar aktivitetin ne terren me qëllim kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati.

Gjatë nëntorit janë kryer kontrolle në disa lokacione të Kosovës. Në fokus të kontrollit kanë qenë qyteti i Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë hasur duke ushtruar veprimtari pa licence dymbëdhjetë pika basti për të cilat janë lëshuar gjoba në shumë prej 20 mijë e 160 euro.

Gjithashtu janë sekuestruar 11 aparate të pa licencuar që dyshohet se janë të kontrabanduar, pasi që palët nuk kanë arritur të prezantojnë ndonjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre.


Gjatë kontrolleve në terren janë hasur duke operuar edhe lojëra të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës si Keno dhe Racing Dogs me ç‘rast janë sekuestruar 9 pajisje përmes të cilave është zhvilluar ky aktivitet.

Aksionet e muajit nëntor tregojnë qartazi përkushtimin e Doganës që përmes kontrolleve dhe aktiviteteve tjera hetimore ka arritur të vendos kontroll të rreptë në tërë territorin e Kosovës derisa raporti i këtij viti tregon se Dogana deri tani ka sekuestruar pajisje si në vijim: 227 aparate të pa licencuar, 165 pajisje për lojëra Keno dhe Racing Dogs, 126 pika basti të pa licencuara.

Shuma e gjobave të shqiptuara arrin në 312 mijë e 792 euro kurse vlera e aparateve të sekuestruar llogaritet të jetë mbi 500 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump

Botë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik

Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori