LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Një grup simbolik qytetarësh shrehu revoltë në Kumanovë

Nuhiu: Një grup simbolik qytetarësh shrehu revoltë në Kumanovë

Zëvendës ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu ka theksuar se dje, në Kumanovë, gjatë organizimit të një evenimenti të madh me rreth njëmijë vizitorë në restorantin “Royal Palace”, një grup më i vogël (simbolik) i qytetarëve e shprehu revoltën e vet ndaj evenimentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Policia, si gjithmonë kur organizohen evenimente, ishte zyrtarisht e pranishme në terren, me ç’rast, përskaj protestave të qeta, janë konstatuar edhe shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga individë të caktuar. Në konsultime me organizatorin e evenimentit, a me qëllim të parandalimit të shkallëzimit të gjendjes dhe qetësimit të pasioneve, pjesëtarët e policisë, edhe pse ishin të përgatitur, nuk zbatuan forcë kundër demonstruesve” ka deklaruar Nuhiu për Zhurnal.

Ministria e Punëve të Brendshme është e vetëdijshme për tensionet e zmadhuara politike për shkak të afrimit të zgjedhjeve por, ne paralajmërojmë pjesëmarrësit në betejën politike ti respektojnë oponentët e vet politikë dhe të mos u nënshtrohen provokimeve dhe të provokojnë dhunë. MPB gjithsesi do të jetë vigjilente dhe e pranishme në teren dhe do i përcjellë situatat. MPB ka kapacitet që të sigurojë proces zgjedhor të qetë dhe pa dhunë apo kanosje./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori