LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Mali i Zi do t’i drejtohet BE-së për demarkacionin me Kosovën

Veseli: Mali i Zi do t’i drejtohet BE-së për demarkacionin me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli foli të hënën për Demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se është bërë histori e gjatë dhe po dëmton procesin e liberalizimit të vizave.

Ai tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbesin të izoluar për shkak të demarkacionit.

“Kemi biseduar me zyrtarë të Malit të Zi, të cilët na kanë konfirmuar se do t’i drejtohet Bashkimi Evropian me një shkresë zyrtare, përmes së cilës do të kërkojnë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të izoluar për shkak të demarkacionit”, ka thënë Veseli.


Ai tha se kjo kërkesë e Malit të Zi karshi BE-së, ka ardhur pas kërkesës nga pala kosovare, për të cilën janë pajtuar edhe malazezët.

Veseli po ashtu foli edhe për Kodin Telefonik të Kosovës, ku sipas tij, procesi i pavarësimit dhe sovranitetit të Kosovës po ecën përpara dhe nuk ka kthim prapa.

“Kosova nuk do ta ketë më kodin telefonik 00-381. Kosova do ta ketë kodin e saj nga institucionet ndërkombëtare. Po paguajmë një çmim për rritjen  e sovranitetit tonë. Serbia ka marr fund për ne. Edhe pse i kemi marrëdhëniet e mira, mirëpo Serbia nuk do të ketë ndonjë influencë në Republikën e Kosovës”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeparlementari bëri të ditur se vazhdimi i seancës së kaluar do të mbahet të enjten, ndërsa të premten do të jetë seanca e re plenare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori