Ka mbetur edhe një garë për t’u zhvilluar, ndërsa Lewis Hamilton nuk po heq dorë nga lufta për titullin e Formula 1.
Piloti britanik gjendet 12 pikë prapa kolegut të tij te Mercedesi, Nico Rosberg, teksa në garë janë maksimalisht 25 pikë.
A ka gjasa Hamilton ta fitojë titullin e katërt, apo piloti gjerman tashmë e ka në dorë? Telegrafi jua sjell disa opsione se si mund të fitohet titulli.
Britaniku i ka fituar tri garat e fundit para Rosberg, por një rezultat i ngjashëm në garën e fundit do të thoshte se titulli i takon gjermanit.
Që të fitojë titullin e katërt, pas atyre në vitet 2008, 2014 dhe 2015, 31-vjeçari duhet të fitojë të dielën në Abu Dhabi dhe të shpresojë që Rosberg të përfundojë jashtë treshes së parë.
Nëse Hamilton zë vendin e dytë, atëherë do të duhej që Roberg të përfundonte jashtë gjashtëshes së parë. Edhe nëse e zë vendin e tretë, britaniku ka gjasa me kusht që gjermani ta mbarojë garën pas vendit të nëntë.
Çfarëdo tërheqje e kampionit në fuqi apo përfundim jashtë tri pozitave të para (ndërkohë që Rosberg e mbaron garën) ia jep automatikisht titullin shokut të tij të skuadrës, njëherësh rivalit më të madh.
Britaniku ka konkurruar për titull në garën finale në katër raste (2007, 2008, 2010 dhe 2014), ndërsa në dy prej tyre është shpallur kampion.
Me 12 pikë prapa, ai e ka shumë të vështirë, mirëpo deri më tani ka dëshmuar se mundet ta ngushtojë diferencën.
Një skenar i mundshëm është që të dy pilotë të përfundojnë me pikë të barabarta. Nëse ndodh kjo, atëherë fillimisht merret parasysh numri i garave të fituara, pastaj pozitat e dyta, për të vazhduar me pilotin që e ka zënë më së shumti vendin e tretë.
Rosberg fiton nëse:
- Zë vendin e tretë në Abu Dhabi – pavarësisht rezultatit të Hamilton
- Zë pozitat katër deri në gjashtë – kurse Hamilton përfundon në vendin e dytë apo më poshtë
- Zë vendin e shtatë apo të tetë – kurse Hamilton renditet i treti ose më poshtë
- Zë vendin e nëntë ose më poshtë – ndërsa Hamilton mbaron garën pas pozitës së katërt
Hamilton fiton nëse:
- Fiton në Abu Dhabi – kurse Rosberg e mbaron garën i katërti ose më poshtë
- Zë vendin e dytë – ndërsa Rosberg renditet i shtati ose më poshtë
- Përfundon i treti – kurse Rosberg e mbaron garën pas pozitës së nëntë
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur
Jurgen Klopp deshi ta zëvendësonte Salah me lojtarin që ka dështuar tek Manchester United
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret
Nga Dellova te Rexhebeçaj - pesë lojtarët që treguan se janë gati për Kosovën nën drejtimin e Fraco Fodas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian