LAJMI I FUNDIT:

Hamilton triumfon në garën e Brazilit, kampioni vendoset pas dy javësh mes tij dhe Rosbergut (Foto)

Hamilton triumfon në garën e Brazilit, kampioni vendoset pas dy javësh mes tij dhe Rosbergut (Foto)

Lewis Hamilton ka dalë triumfues në Çmimin e Madh të Brazilit në një pistë të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, për shkak të të cilave pesw makina e mbyllën garën që në xhirot e para.

Me këtë fitore Hamilton e ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, i cili doli në vendin e dytë. Titulli kampion i Formula 1, mes dy pilotëve të Mercedes, midis Luis Hamilton dhe Nico Rosberg do të vendoset pas dy javësh në Çmimin e Madh të Abu Dhabit. Që Hamilton të ngrejë trofeun do t’i duhet që të dalë i pari në garë dhe shoku i tij të dalë i treti.


with-rosberg

Pa dyshim spektaklin në garën e sotme e ka dhuruar Max Verstappen, i cili nga vendi i 16 brenda 15 xhirosh ka arritur të mbajë vendin e tretë, duke u ngjitur në podium bashkë me dy pilotët e Mercedes.

versappen

Pista e lagësht dhe reshjet e dendura krijuan kushte jo normale për zhvillimin e garës. Çka solli disa herë ndërhyrjen e makinës së sigurisë në garë dhe ndërprerjen 2 herë të saj.

Pesë pilotë kanë humbur kontrollin e janë përplasur me muret mbrojtëse të pistës. I pari që ka dalë jashtë piste ka qenë Grosjean, ende pa nisur mirë gara, e më pas Ericsson dhe Raikkonen.

Pas aksidentit të Raikkonen, pak metra larg vijës së finishit të xhiros së 20, u vendos ndërprerja e përkohshme e garës që rinisi pasi u qetësuan reshjet e shiut dhe pista u pastrua. Piloti tjetër i Ferrarit, Vettel ka reaguar fort ndaj vendimit të komisarëve të garës për të vijuar normalisht pas incidentit të Ericsson.

ferrari

“Është çmenduri, nuk mund të vijohet në këto kushte. Duhet të ndërpritet gara”, ka deklaruar Vettel, pak para se shoku i tij i skuadrës të humbte kontrollin e makinës në një pjesë të drejtë duke u përplasur me të dy muret mbrojtëse të pistës.

Pasi ka rinisur gara, ndërsa në pistë ishte ende makina e sigurisë, një tjetër pilot është aksidentuar, Palmer i Renault ka përplasur një makinë tjetër duke dëmtuar gomën e përparme të tij, çka ia ka bërë të pamundur vijimin më tej në pistë.

Pas 8 xhiro me makinën e sigurisë në pistë është vendosur sërish ndërprerja e garës dhe pas disa minutave jashtë piste u vendos që makinat të rikthehen në garë.

massa

Në xhiron e 48-të makina e sigurisë ka hyrë sërish në pistë, pasi kësaj here është aksidentuar braziliani Filipe Massa. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori