LAJMI I FUNDIT:

Rui Patricio mund të përfundoi në Ligën Premier

Rui Patricio mund të përfundoi në Ligën Premier

Portieri i Kombëtares së Portugalisë, Rui Patricio mund të largohet nga kampionati vendor.

Anëtari i Sporting Lisbonës, është duke u kërkuar me ngulm nga dy skuadrat angleze, Everton dhe Arsenal.

Sporting e vlerëson lart kapitenin e tyre, mirëpo po e ka të vështirë ta mbajë edhe më tej në Lisbonë.


28-vjeçari kërkon të vazhdoi karrierën në një ligë më të fortë dhe duket se Liga Premier është një e ardhme e mirë për të.

Evertoni duket më favorite për ta marrë portierin, por në lojë mbetet edhe Arsenal pasi Cech mund ta përfundoi karrierën në fund të stinorit.

Gjithsesi për ta lënë të lirë lojtarin Sporting kërkon së paku 20 milionë euro. /Telegrafi/