Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë vitin: një studim sugjeron se konsumimi i djathit mund të jetë çelësi për një metabolizëm më të shpejtëdhe zvogëlim të obezitetit.
Shkencëtarët e Universitetit Aarhus në Danimarkë kanë hetuar faktin se francezët kanë tendenca të kenë jetë të gjata dhe të shëndetshme pasi që konsumojnë ushqime me nivele të larta të yndyrave të njoma, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se shumica e shpjegimeve të këtij fenomeni, ndryshe të njohur si ‘Paradoksi Francez’, fokusohen në sasinë e verës që e konsumojnë dhe në stilin e jetës, ky hulumtim i ri danez përqendrohet në një përgjigje më të thjeshtë.
Studimi, i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, sugjeron se produktet djathore të fermentuara si djathi, mund të kontribuojnë në jetëgjatësi dhe shëndet të mirë.
Francezët e shijojnë incidencën e vogël të sëmundjeve koronare të zemrës dhe jetëgjatësisë mesatare prej 82 viteve, pasi që konsumojnë mbi 23.9 kg djathë çdo vit.
Britanikët, të cilët hanë 11.6 kg djathë në vit, kanë nivele dyfish më të mëdha të sëmundjeve kardiovaskulare dhe mesatarja e jetëgjatësisë së tyre është 81 vite.
Hanne Bertram, shkencëtare e ushqimit, tregon se personat që konsumojnë djathë kanë nivele më të mëdha të acidit butirik – përbërës i cili është ndërlidhur me reduktimin e obezitetit dhe shpejtimin e metabolizmin. Veç këtyre, nivelet e larta të butiratit janë ndërlidhur me një zvogëlim në kolesterol. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?