Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, thotë se ky koalicion nuk ka vota dhe nuk mund të ecë përpara. Ai madje ka thënë se do të lobojë tek deputetët që ky koalicion të prishet sa më parë që është e mundur.
sipas tij, me këtë koalicion po dëmtohet vendi, prandaj më së largu deri në muajt mars-prill duhet vemndo duhet të shkojë në zgjedhje.
“Realisht qëllimi im personal brenda partisë është që pavarësisht buxhetit, se a kalon apo s’kalon, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Për shkak se kemi të bëjmë më koalicionin e dy elefantëve, si po quhet në thonjëza. Jemi dy koncepte të ndryshme, dy programe të ndryshme dhe jemi bashku për çështje të interesit edhe me preferencat e ndërkombëtarëve, që duhëj t’i kemi dy të tretat për çështjen e kalimit të Gjykatës Speciale, për demarkacionin dhe asociacionin. Janë tre çështje për të cilat kemi pas prioritetin kryesor, por pse jo edhe për zhvillim ekonomik“, tha Buja.
Ai madje ka thënë se do të lobojë tek deputetët që ky koalicion të prishet sa më parë që është e mundur.
“Tri çështjet kryesore, njëra ka kaluar me vështirësi duke u përsëritur dy herë, ndërsa, demarkacioni dhe asociacioni, demarkacioni nuk ka kalua apo nuk i kemi votat për demarkacionin, për asociacionin do të jetë edhe më e vështirë, dhe cila është arsyeja që ne do ta kemi këtë koalicion. Realisht unë individualisht si anëtar i Këshillit Drejtues të partisë dhe deputet, do të insistoj dhe do të lobojë në mesin e deputetëve që ky koalicion të prishet dhe ne të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Buja në intervistë për Kosovapress.
Ndërsa këtë vit, sipas tij është e vështirë të shkohet në zgjedhje, pasi duhet së paku 45 ditë të shpërbëhet Kuvendi.
Mirëpo, ai tha se vendi më së largu deri në muajt mars-prill shkon në zgjedhje.
“Realisht ky vit është pak vështirë për shkak se është kohë shumë e shkurtër, e dini se me ligj janë 45 ditë dhe brenda 45 dite në rast se shpërndahet kuvendi nuk është e lehtë më shku në zgjedhje këtë vit. Unë jam që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje, aq më mirë, është potencuar marsi si muaj i mundshëm edhe për shkak të kohës, por jo të zgjatet në pranverë apo më vonë sepse vërtet do ta dëmtojmë Kosovën përmes këtij koalicioni.”, tha Buja.
I pyetur nëse për zgjedhje të parakohshme kanë marrë aprovimin e ndërkombëtarëve, Buja ka thënë se ata zakonisht japin sugjerime dhe se ato merren edhe si vendime.
“Nuk e di këtë çështje, është çështje e kryetarit të partisë por ju e dini që në praktikë ata japin sugjerime dhe ato sugjerime ne gjithmonë i marrim si vendime”, tha Buja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë